Kosova – Ishujt Faro, shikojeni radhën e interesimit për bileta
Interesim i madh për ndeshjen e Kosovës me Ishujt Faro.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës është në prag të zhvillimit të ndeshjes së parë në stadiumin e renovuar në Prishtinë.
Ballafaqimi i 10 shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Ishujve Faro ka zgjuar interesim të madh te tifozët.
Madje, sot shihen radhë të gjata në pikat e shitjes së biletave për duelin mes Kosovës dhe Ishujve Faro, përcjell “lajmi.net”.
Paraprakisht, të premten Kosova është mysafire e Azerjabxhamit para ndeshjes në kryeqytet. /Lajmi.net/