Ronela Hajati feston ditëlindjen, ja me kë u argëtua mbrëmë
Edhe për Ronela Hajatin data 2 shtator është shumë e veçantë.
ShowBiz
Me këtë datë, këngëtarja feston ditëlindjen, e që sot mbush plot 29 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Festa për Ronelën filloi qysh mbrëmë, ku u argëtua pa fund në shoqërinë e miqve të saj më të mirë.
Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa imazhe ku përkrah saj shihet Young Zerka dhe këngëtarja Filloreta Raçi.
“Dmth kemi ditelindjen”, ka qenë mbishkrimi i Ronelës mbi njërën nga videot që ndau me ndjekësit në Instagram. /Lajmi.net/