Marcelo drejt Juventusit, Reali e gjen zëvendësuesin e tij
Afati kalimtar i vitit të ardhshëm mund të sjellë lëvizje interesante te Real Madrid.
Sport
Pas Cristiano Ronaldos, rrugën drejt Juventusit mund ta marrë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo.
32 vjeçari që pothuajse gjithë karrierën e kaloi në ‘Santiago Bernabeu’, besohet të jetë ndikuar nga Cristiano Ronaldo, për t’iu bashkuar Juventusit.
Largimin e Marcelos e kanë ‘nuhatur’ edhe te Real Madrid, ku presidenti Perez ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.
Sipas Tuttosport, “Los Blancos” kanë nisur bisedimet me Chelsean për ta bërë Marco Alonson lojtarin e tyre, duke iu ofruar londinezëve deri në 60 milionë euro./Lajmi.net/