Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në Turqi
Të paktën dy terroristë të PKK u “neutralizuan” të hënën në provincën juglindore Sirnak të Turqisë.
Bota
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose u dorëzuan ose u vranë ose u kapën.
Sipas deklaratës së zyrës së guvernatorit lokal, terroristët u vëzhguan në rajonin Bestler-Dereler nga një mjet ajror pa pilot në mëngjes.
Më vonë, një operacion ajror u zhvillua në zonën ku dy terroristë u “neutralizuan”.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.