Ndryshe, lidhur me këtë postim të Judah ka shkruar edhe analisti Daniel Serwer, i cili thotë se mbështet qëndrimin e kancelares gjermane, Merkel.
Një ditë më parë, Merkel pka thënë se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon.
“Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Nga kjo varet edhe ardhmëria evropiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe Bosnjë e Hercegovina aspirojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, citohet të ketë thënë Merkel.