FFK nuk do të tolerojë falsifikimin e fanellave të Kombëtares
Federata e Futbollit e Kosovës e dënon ashpër daljen në treg të kopjes së fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës.
Sport
FFK sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet dhe do të dënohet sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, prandaj kërkon nga personat që i kanë hedhur këto fanella në shitje nëpërmjet Facebook-ut që t’i tërheqin ato sa më parë.
FFK po ashtu do ta paraqesë rastin në prokurorinë e shtetit dhe te agjensioni i të drejtave autoriale.
Tash për tash fanellat e Kombëtares së Kosovës janë në shitje vetëm në faqen zyrtare të kompanisë “Fourteen” në linkun e mëposhtëm: https://www.14fourteen.it/product/kosova-home-shirt-2018-19/Lajmi.net/