Transferimi i Kovacic te Chelsea gëzon Milanin
Timeoue Bakayoko thuhet se është pranë transferimit të Milan, por ka ende çështje që duhen zgjidhur me Chelsean.
Sport
‘Gazzetta dello Sport’ këmbëngul se negociatat për lojtarin janë rrugës së mirë, kur dihet se edhe lojtari nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri.
‘Rossonerët’ duan të marrin lojtarin në huazim një vjeçar, me të drejt blerje në fund të sezonit.
Raportohet se 23 vjeçari po ashtu është shumë i etur për të lëvizur në drejtim të Milanit.
Me transferimin e Mateo Kovacic te Chelsea, Bakayokos i është hapur rruga e largimit nga ‘Stamford Bridge’./Lajmi.net/