Po kthehej nga koncerti, Noizy ndalohet nga policia
Reperi Noizy është shumë i zënë në këtë periudhë me koncerte në të gjitha trojet shqiptare.
ShowBiz
Mbrëmë ai kishte paralajmëruar të performonte në Vushtrri dhe Pejë, por pas përfundimit të koncertit të parë atij i ndodhi e papritura, shkruan lajmi.net.
Derisa ishte në rrugë, Noizy u ndalua nga Policia e Kosovës, gjë të cilën e bëri të ditur përmes një imazhi postuar në rrjete sociale.
Arsyeja e ndalimit nuk është bërë e ditur nga reperi, megjithatë duket se asgjë nuk ishte serioze.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “Toto”, këngë kjo në duet me Raf Camorën, që u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/