Madonna feston ditëlindjen e 60-të duke ndihmuar fëmijët në Malawi
Madonna lançon fondacionin e Malavisë për ditëlindjen e 60-të.

ShowBiz
Këngëtarja ka deklaruar se dhurata më e mirë për ditëlindjen e saj do të jetë t’i ndihmojë fëmijët në nevojë, shkruan lajmi.net.
Madonna për ditëlindjen e 60-të ka krijuar një fondacion me të cilin do të grumbullojë para për fëmijët në Malawi.
“Çdo dollar i dhënë do të shkojë direkt për ushqim, shkolla, uniforma dhe kujdes shëndetësor”, ka thënë ajo.
Të ardhurat rreth këtij fondi do të grumbullohen përmes Facebook-ut, fillon më 30 korrik (sot) dhe vazhdon deri më 31 gusht, ndërsa ditëlindja e këngëtares është më 16 gusht. /Lajmi.net/