Kurz në takimin me May: Është e rëndësishme të shmangim Brexit-in
Kryeministrja britanike Theresa May ka diskutuar për Brexit-in me kreun e Austrisë kancelarin Sebastian Kurz, i cili aktualisht mbanë presidencën e Bashkimit Evropian.
Bota
Kancelari Kurz thotë se shpreson të gjejë një “zgjidhje” deri në tetor.
Kurz gjithashtu tha “nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme të shmangim Brexit-in”, ai shtoi “unë shpresoj se ne mund të jemi të suksesshëm dhe të gjejmë një zgjidhje deri në tetor”.
Të dy liderët diskutuan për “shumë sfida të përbashkëta që i kanë”. Kurz ftoi May-n të ndjek shfaqjen “Flauta magjike” e Mozartit, në festivalin e Salzburgut.