Bacca transferohet atje ku nuk e priste askush
"Gazzetta dello Sport" raporton se e ardhmja e Carlos Bacca mund të jetë në futbollin e Amerikës së Jugut.
Sport
Carlos Bacca nuk do ta veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri.
“Gazzetta dello Sport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në futbollin e Amerikës së Jugut.
Villarreal ka refuzuar kërkesën e Milanit për të paguar 15 milionë euro për qëndrimin e Baccas në La Ligë edhe pas skadimit të periudhës së huazimit, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, kjo ka alarmuar klube nga Amerika e Jugut që synojnë transferimin e tij në vazhdim të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/