S’ka gola pas 90 minutave në ‘Adem Jashari’, ndeshja Prishtina – Fola shkon në vazhdime
FC Prishtina dhe Fola kanë barazuar 0-0 pas 90 minutave lojë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës.
Sport
Sikurse ndeshja e parë në Luksemburg, 0-0 ka përfunduar edhe ndeshja e kthimit mes FC Prishtinës dhe Folas.
Ky rezultat çon ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Rasti më i mirë gjatë 90 minuta ka qenë ai i Meriton Korenicës në pjesën e parë të ndeshjes.
Vlen të ceket se fituesi i kësaj përballje në fazën tjetër të Ligës së Evropës do të takohet me belgët e Genk, pjesë e së cilës skuadër është edhe Edon Zhegrova./Lajmi.net/