Po martohet Enca? Ky është këngëtari që do t’i këndojë në dasmë
Enca Haxhia që tani ka filluar të mendojë për dasmën.
ShowBiz
Ndonëse është njëra ndër këngëtaret më të reja në estradë dhe se nuk përflitet për lidhjet e dashurisë, Enca po mendon për ditën më të rëndësishme në jetën e saj, shkruan lajmi net.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Haxhia zbulon këngëtarin e preferuar ku pretendon ta ftojë në dasmë për të kënduar.
“E dua J Balvin, të këndojë në dasmën time të ardhshme. Nëse dikush dëshiron të martohet me mua, në fillim duhet t’i dijë këto detaje”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazheve në Instastory.
Ndryshe, J Balvin është këngëtar kolumbian i zhanrit reggae i cili shquhet për këngët ritmike që sjell për publikun.
“Mi Gente, Familiar, Ay Vamos, I like it”, janë vetëm disa nga hitet e tij që u pëlqyen tejet shumë nga fansat./Lajmi.net/