Era Istrefi në mes të stadiumit rus: Shumë e lumtur që ndodhem këtu
Era Istrefi është emri më i komentuar në shtyp gjatë ditës së sotme.
ShowBiz
Kjo për shkak se pas arritjes së saj në Rusi dhe dy bashkëpunëtorëve Nicky Jam dhe Will Smith, me të cilët këndon himnin e Kampionatit, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp, shkruan lajmi.net.
Era ka folur për ndjenjën e të qenit e pranishme në Rusi dhe emocionin e performimit të këngës zyrtare të kampionatit.
Ajo madje nuk ka lënë pa përmendur golin e Xhakës dhe atë të Shaqirit, duke e cilësuar si momentin më të paharruar nga ky Botëror.
Së fundi, ajo ka sjell imazhe të reja nga stadiumi Luzhniki të Rusisë, ku shkroi “Shumëëë e lumtur që jam këtu”. /Lajmi.net/