Dikur qytet plot gjallëri por sot është shndërruar në qytet fantazmë
Qyteti Kennecott në Alaskë u themelua në vitin 1910.
Fun
Qyteti i minatorëve i vendosur 1 mijë e 300 metra mbi nivelin e detit u kthye shumë shpejt në një ndër qytetet më të mëdha në Alaskë.
Por kriza e viteve ’30 e goditi keq.
Në 1938 u ndërpre linja hekurudhore dhe njerëzit filluan të ikin duke e boshatisur brenda pak vitesh.
Sot aty nuk sheh asnjë qenie të gjallë përveç ndonjë ariu.
Por gjithçka ka ngelur e paprekur, ashtu si 8 dekada më parë./Lajmi.net/