Cheryl shkëlqen në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Liam Payne
Çifti Cheryl dhe Liam ditë më parë njoftuan për ndarjen.
ShowBiz
Ata kishin bërë publik lajmin përmes një deklarate në rrjete sociale, duke kërkuar që t’a ruajnë privatësinë e djalit, shkruan lajmi.net.
Liam në paraqitjen e parë publike ishte parë i mërzitur, por e kundërta ndodhi me Cheryl, e cila u shfaq e lumtur.
E veshur me një fustan ngjyrë portokalli, Cheryl dukej mahnitëse, ndërsa paparacët kanë marrë disa fotografi të saj.
Kujtojmë që çifti ishin përfolur prej kohësh se lidhja e tyre është në krizë, ndërsa kanë befasuar me lajmin për ndarjen. /Lajmi.net/