Skuadra e Malmos mbërrin në Kosovë
Skuadra e Malmos ka mbërritur në Kosovë një ditë para zhvillimit të ndeshjes me Dritën.
Sport
Sot pas orës 16:00, Malmo ka ateruar në aeroportin e Prishtinës në Kosovë.
Të martën me fillim nga ora 20:45, skuadra e famshme suedeze do të jetë mysafire e Dritës, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja mes Dritës dhe Malmos do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’./Lajmi.net/