Eliminohet Uruguaji, përfundon epoka e yjeve Suarez e Cavani
Uruguaji do të pësojë ndryshim të gjeneratës në Botërorin e ardhshëm.

Sport
Uruguaji u eliminua në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018, pas humbjes nga Franca me rezultat 2:0.
Luis Suarez ishte i pafuqishëm në sulm pa partnerin e tij, Edinson Cavani, i cili mungoi për shkak të lëndimit.
Eliminimi nga gara e madhe në Rusi shënon edhe përfundimin e një epoke te ekipi i Uruguajit, shkruan “Goal Italia”, përcjell “lajmi.net”.
Të gjithë futbollistët kryesorë të ekipit janë në moshë prej mbi 30 vjeç.
Pas katër vitesh në Botërorin e ardhshëm, skuadra mund të inspirohet nga të tjerë emra si Gimenez e Bentancur. /Lajmi.net/