Kjo është modelja indiane që ka ngjashmëri të frikshme me Rihannën
Renee Kujur, lirshëm mund të thuhet se ka ngjashmëri të frikshme me këngëtaren nga Barbados, Rihannën.
ShowBiz
Modelja indiane tanimë është mësuar nga njerëzit që ta thërrasin ata Rihanna kudo që e takojnë, shkruan Hello giggles, transmeton lajmi net.
Në një rrëfim të saj për “Hindustan Times”, Kujur është shprehur se në fillimet e karrierës së saj nuk ka qenë aspak e lehtë pasi është përballur me racizëm dhe me faktin që shumë njerëz e konsideronin “me tepër ngjyrë” për të qenë e bukur.
Por, që kur Rihanna pushtoi botën me muzikën e saj por edhe me imazhin, fotografët gjithnjë e më shumë e kërkonin dhe karriera e saj si modele filloi të kishte sukses.
Të gjithë u tregonin emrave të njohur të markave botërore se ajo ngjante shumë me Rihanna-n dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për t’i bindur ata ta bënin pjesë të eventeve të prezantimit të koleksioneve të ndryshme.
Me sa duket, lëkura e saj e errët ka qenë problematike, saqë e ka ndaluar atë që të ketë një të dashur pasi është përballur me refuzime dhe tallje jo vetëm në industrinë e modelingut por edhe në jetën e përditshme.
“Rihanna për mua është një bekim dhe do të doja shumë që një ditë të takohesha me të. Në fakt vetëm sepse dukem si një yll hollywood-i po marr shumë vëmendje por nuk duhet harruar se edhe unë kam identitetin tim. “,- ka thënë ajo. /Lajmi.net/