Ç’duhet të hani për mëngjes?
Çdo herë thuhet se vakti më i rëndësishëm është ai i mëngjesit.
Lifestyle
Në fakt, më e rëndësishme është se çfarë hani në mëngjes, shkruan lajmi.net
Emma Stevenson, Profesoreshë në Shkencat e Sportit dhe Ushtrimeve thotë: “Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër.
Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt. Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 për qind të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë”, thotë Stevenson.
Pra si mund ta kemi vaktin e parë të ditës?
“Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve”, vijon Stevenson. Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit.
Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë. E njëjta gjë shkon dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat.Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë.
Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.
Kam pak kohë në dispozicion, çfarë të ha?
Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina.
Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.
Kam kohë të lirë në mëngjes, çfarë të përgatis?
Fasulet e pjekura me tost janë shumë të lehta për t’u përgatitur dhe me pak kalori, por me shumë proteina dhe fibra.
Gjithashtu mund të gatuani vezë me spinaq ose kërpudha.
Një tjetër opsion i shkëlqyer janë ullinjtë, të cilët mbajnë yndyrna të pangopura dhe kanë provuar se e reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru. Mëngjesi japonez gjithashtu vlerësohet pasi përfshin peshkun, i cili ka shumë pak yndyra të ngopura. /Lajmi.net/