Pranon mesazhe fyese nga serbët, Korab Shaqiri ka dy fjalë për ta
Pas përfundimit të ndeshjes Serbi-Zvicër, mesazhet e serbëve ishin të shumta.
ShowBiz
Përmes rrjeteve sociale, shumë nga VIP-at shqiptarë kanë pranuar mesazhe nga serbët duke i ofenduar me fjalë nga më të llojllojshmet, shkruan lajmi net.
I fundit që ka reaguar për këtë është edhe këngëtari i njohur, Korab Shaqiri i cili thotë dy fjalë për ta.
“Ju bëj thirrje publike serbëve që mos t’më fyejnë/shajnë në rrjete sociale, për shkak të Xherdan Shaqirit nuk kam lidhje familjare me të, por e kam vëlla sepse është shqiptar. Mijëra mesazhe fyese nga ju, por nuk do t’iu përgjigjemi në të njejtën gjuhë, sepse nuk jam si ju, Zoti e ka bekuar Shqipërin”, ka shkruar ai në postimin e publikuar. /Lajmi.net/