Ronaldo thyen rekord me golin ndaj Marokut
Cristiano Ronaldo s'ka të ndalur me gola te Portugalia.

Sport
Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të katërt në ndeshjen e dytë në Kampionatin botëror 2018.
Sulmuesi i Portugalisë pas he-trikut në barazimin 3:3 ndaj Spanjës, kaloi ekipin e tij në epërsi kundër Marokut.
Por, goli ndaj Marokut i ka sjellë një rekord të rëndësishëm, përcjell “lajmi.net”.
Ronaldo është bërë futbollisti evropian me numrin më të madh të golave në ndeshje ndërkombëtare, plot 85. /Lajmi.net/