Salcë me speca të kuq
Përbërësit:
Lifestyle
1 kg speca të kuqe (speca me tul)
1 filxhan çaj vaj ulliri
3 lugë kripë e trashë
Përgatitja:
I presim specat në copa të vogla dhe më pas i kalojmë në mikser derisa të bëhet një masë homogjene. Hedhim në tenxhere masën e krijuar për ta zier.
Shtojmë vajin dhe kripën.
I trazojmë në mënyrë që vaji dhe kripa të shpërndahen mirë. Zjarri duhet të jetë i ulët që salca të mos ngjitet. Në momentin që salca është trashur fillojmë të mbushim enët (kavanozët).
Pasi e mbushim enën, i vendosim kapakun dhe e kthejmë përmbys. Do ta lëmë ashtu derisa të ftohet plotësisht për 24orë. Më pas enën e vendosim në dollap.