“Unë e di që Neymar është i lumtur te PSG”
Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, thotë se e di që Neymar është i lumtur te PSG.
Sport
Ish sulmuesi i Barcelonës që verën e kaluar për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, është i lidhur me një kalim te Real Madrid.
“Neymar te Real Madrid? Unë nuk shpresoj”, ka deklaruar Rakitic për Marca.
“E di që Neymar është shumë i lumtur te PSG, por e di që ka qenë i lumtur edhe te Barcelona por pastaj u largua”.
“Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja, do të preferoja që ai të qëndronte në Paris”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/