Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe ka dhënë lajmin e gëzueshëm.

ShowBiz

09/06/2018 18:41

Kaçe është bërë baba për herë të dytë, e këtë lajm me emocione e ka ndarë bashkë me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e ij në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e porsalindur.

“Mirëserdhe princesha ime”, ka shkruar ai mbi imazhin me të cilin tregon se kjo datë do të mbetet gjithmonë si ditë e lumtur për të. /Lajmi.net/