Polica arreston një të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Lipjan për keqpërdorim të kartelave bankare dhe falsifikimin e dokumenteve.
Lajme
Sipas policisë në cilësinë e provave material janë konfiskuar dy llap top dhe telefoc cellular.
“Përmes rrugëve operative është identifikuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili dyshohet për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe falsifikimin e dokumenteve, duke i modifikuar faturat në blerjen e mallrave të ndryshme përmes internetit. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga policia: dy llap top dhe një telefon celular”, thuhet në njoftim.
I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/