PREMIERË: Publikohet hiti “Princess Diana” nga Ledri Vula dhe Lyrical Son
Ka kohë prej kur Ledri Vula kishte paralajmëruar një projekt të ri.

ShowBiz
Bëhet fjalë për këngën me titull “Princess Diana”, e cila sapo u publikuar në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.
Për këtë projekt Ledri ka bashkëpunuar me reperin Lyrical Son, ndërsa e sjellin të shoqëruar edhe me videoklip.
Kënga është prodhim i Big Bang (REDBOX Enterainment), për teksin janë përkujdesur dy reperët, ndërsa videoklipin e ka punuar Supercut.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Princess Diana”, e cila vjen përplot me ritme verore dhe premton të jetë hit. /Lajmi.net/
