Karakteristikat e zërit

Zëri në tërësi, është një dukuri akustike, i cili ngërthen në vete veçantitë e tij. Te fenomeni i lartësisë së zërit dallojmë përjetime subjektive nga ana jonë, që në jetën e përditshme i njohim si zë i hollë apo zë i trashë. Sa i përket ngjyrës së zërit, si përjetim subjektiv mund të konsiderohet melodiciteti i zërit. Ndërsa te intensiteti i zërit, si përjetim subjektiv dallohet qartë fuqia e zërit, e cila pothuajse gjithmonë është e ndryshme.

Fun

04/06/2018 13:20

Lartësia: Te kjo karakteristikë, si parametër kryesorë merret frekuenca e zërit. Pra, frekuenca e zërit mund të jetë e lartë apo e ulët. Kjo e fundit nuk mund të thuhet që bën pjesë në përjetimet subjektive, ngase frekuenca është një parameter i cili ka njësi matëse, dhe është standarde, e jo relative apo subjektive nga diçka tjetër. Si rrjedhojë e një vlere të vogël të frekuencës, praktikisht thuhet se: Nëse frekuenca e zërit është e ulët, atëherë këtë lloj zëri subjektivisht e përjetojmë si zë të trashë. Ndërsa sa i përket ndonjë vlere të madhe të frekuencës, praktikisht thuhet e kundërta. Pra, nëse zëri është i lartë, këtë lloj zëri e përjetojmë subjektivisht si zë të hollë.

Ngjyra:Ngjyra e zërit është një karakteristikë e tij që varet drejtëpërdrejtë nga raporti i herësit të frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta. Për ta pasur më të qartë, një rast konkret: kur i dëgjojmë (pa i parë fare), ne jemi në gjendje që ta dallojmë tingullin e kitarës nga ai i mandolines. Poashtu, vetëm nga ngjyra e zerit të tyre, ne jemi në gjendje që t’i dallojmë shumë persona kur me ta vejmë kontakt përmes telefonit. Përfundimisht, mund të thuhet se raporti i frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta përkthehet në rezultat praktik, i cili është “njoftësia” e zërit.