Ismaili: Dekada e Re, energji për PDK-në
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Urani Ismaili ka thënë së Dekada e Re si filozofi politike e PDK-së është energji për këtë subjekt politik.
Lajme
Ai ka thënë se ka një entuziazëm nëpër të gjitha komunat ku po zhvillohen zgjedhjet e brendshme.
“Theranda, Shtimja, Lipjani, Kaçaniku e Vitia u bënë me strukturat e Dekadës së Re. Mijëra të rinj, këtë të shtunë e të diel, iu bashkuan PDK-së, duke i dhënë energji e dinamizëm, përmes së cilës do i shërbejnë vendit. Të rinj, entuziastë, të gatshëm për përgjegjësi. Kjo është Dekada e Re!”, ka shkruar Ismaili në faqën e tij në Facebook.