NRG Band bashkëpunim me Genc Prelvukajn
Vera premton të jetë e 'nxehtë' me shumë projekte nga artistët tanë.
ShowBiz
Genc Prelvukaj pasi publikoi këngën “Andërr” në duet me Lyrical Son, ai ka njoftuar se shumë shpejt do të vjen me një këngë të re, shkruan lajmi.net.
Kësaj radhe, ai ka zgjedhur të bashkëpunojë me NRG BAnd, ndërsa kënga do të lansohet në fund të këtij muaji.
“Vëmendje !! Une edhe NRG Band. Ne fund te qershorit. Kange e re. ?? @besnik_qaka“, ka shkruar Genci mbi fotografinë ku shihet bashkë me vokalistin e NRG Band, Besnik Qaka”.
Kënga do të punohet nga kompania e tij “BlackFish Entertainment”, por mbetet të shihet se cilën datë kanë zgjedhur për publikim. /Lajmi.net/