FC Prishtina fituese e Kupës së Kosovës
FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2017/2018.
Sport
Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur në finalen Vëllaznimin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi barazim 1:1.
Ky ishte trofeu i gjashtë i Kupës për Prishtinën.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 24’, kur Khalid shënoi pas një harkimi të Bozhoviq për epërsinë 1:0 të Prishtinës.
Vëllaznimi arriti barazimin në minutën e 79’, duke realizuar përmes Rugovës.
Me rezultatin 1:1 ndeshja shkoi në vazhdime.
Gola nuk sollën as vazhdimet, dhe fituesi u deshtë të përcaktohej pas penalltive.
Në penallti, ishte Prishtina skuadër më e saktë duke fituar me rezultat 5:4./Lajmi.net/