Trajneri i Argjentinës: Messi është gati për Kupën e Botës
Lionel Messi është gati për Kupën e Botës.
Sport
Sulmuesi i Barcelonës këtë verë do të kërkojë ndoshta për të fundit herë trofeun e munguar, Kupën e Botës.
Trajneri i Argjentinës i cili sot zbuloi listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës, ka thënë se lojtari më i mirë në skuadrën e tij, Lionel Messi, është në një moment të mirë.
Argjentina janë pjesë e grupit D, së bashku me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë.
“Unë kam biseduar me Messin, dhe e pash atë shumë të ngazëllyer. Fizikisht ai është në një moment të mirë”, ka deklaruar trajneri i Argjentinës në konferencë për shtyp./Lajmi.net/