“Në takimet që kam pasur me komisionerët (Johannes) Hahn dhe (Dimitris) Avramopolos si dhe me shumë deputetë të Parlamentit Evropian është konfirmuar nga ana e institucioneve të BE-së se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza dhe brenda një kohe të shkurtë bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së. Po ashtu brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet vendimmarrja brenda BE-së dhe shteteve anëtare dhe Kosova është në kilometrin e fundit se kur do të udhëtojnë qytetarët e saj pa viza”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Gjatë vizitës në Bruskel, Hoxhaj ka takuar komisionerin Johannes Hahn dhe Dimitris Avramopoulos. Po ashtu ai është takuar edhe meraportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tanja Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.