Françeska Jace bashkohet me ish të dashurin? Kjo është e vërteta
Modelja seksi, Françeska Jace është shumë e komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz
Kjo për faktin se jeta luksoze, markat e shtrenjta, pushimet dhe dukja janë pjesë e pandashme e saj, shkruan lajmi.net.
E së fundmi edhe thashethemet për lidhjet e dashurisë me biznesmenë të famshëm.
Ditë më parë qarkulluan lajmet për një rikthim të mundshëm mes modeles dhe biznesmenit, Andi Geci.
Ata u zunë ‘mat’ në një nga restorantet gjersa publikonin imazhe të njëjta në rrjetet sociale, gjë që zgjoi kureshtjen se çifti janë sërish bashkë.
Mirëpo, për këtë modelja Jace ka reaguar me anë të një postimi që ka publikuar në Instastory. “Nëse do të pinim puro ne një ditë të nesërmen do të zgjohej nëpër portale me mu #fakenews”, ka shkruar Françeska.
Lidhjet e saj të dashurisë për të cilat përflitet shpesh kjo modele, nuk janë të panjohura për publikun. /Lajmi.net/