Inter deponon kontratën e përforcimit të ri
Inter ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Sport
Stefan de Vrij do të jetë futbollist i ri i Interit.
Mbrojtësi do të largohet nga Lazio, si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
“Gazzetta dello Sport” raporton se reprezentuesi holandez tashmë ka arritur marrëveshje me klubin nga Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.
De Vrij ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2022 me pagë prej 4.2 milionë euro në sezon, pa i llogaritur edhe bonuset. /Lajmi.net/