Barcelona kërkon Griezmannin, ky është vendimi i Atleticos

Francezi është pajtuar të kalojë në "Camp Nou", por Atletico nuk dëshiron ta shesë brenda La Ligas.

Sport

08/05/2018 23:55

Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë Antoine Griezmannin te Barcelona.

Sipas mediave spanjolle, “Los Colchoneros” i kanë thënë “jo” ofertës së Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”.

Barca ka ofruar 100 milionë euro, aq sa është klauzola e Griezmann.

Francezi është pajtuar të kalojë në “Camp Nou”, por Atletico nuk dëshiron ta shesë brenda La Ligas. /Lajmi.net/