Koreja e Veriut ndryshon orën, e përshtat me atë të Jugut
Në vijim të përpjekjeve për shkrirjen e akujve, Koreja e Veriut ka ndryshuar orën duke e përshtatur me atë të Jugut fqinj.
Bota
Ndryshimi, që e çon kohën gjysmë ore para, vjen pas samitit të 27 prillit mes liderëve të dy vendeve. Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyn në fuqi të shtunën.
Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se stafi i tij e ka caktuar datën dhe vendin e takimit me Kim Jong Un, por nuk dha detaje.
Deri tani vendet më të përfolura për takimin e shumëpritur janë Zona e Çmilitarizuar, Korea e Jugut dhe Singapori.