Zbulohet arsyeja se pse Ancelotti e refuzoi Italinë
Ancelotti nuk është i interesuar të drejtojë ndonjë ekip përfaqësues.
Sport
Mediat italiane kanë zbuluar arsyen se pse Carlo Ancelotti ka refuzuar Kombëtaren e Italisë.
Ancelotti nuk është i interesuar të drejtojë ndonjë ekip përfaqësues, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo punë është e mërzitshme për trajnerin italian, pasi që ai dëshiron të ketë punë me futbollistët çdo ditë, ashtu sikur në skuadër.
Prej largimit nga Bayern Munchen, Ancelotti është i papunë. /Lajmi.net/