Lirohet ushtari serb i FSK-së që u arrestua nga policia serbe
Është liruar Milosh Shoshiq, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës i arrestuar nga policia serbe dje në pikën kufitare në Konçul.
Lajme
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net këshilltari i ministrit të FSK-së, Shpëtim Selmanaj.
Selmanaj ka thënë se sipas informacioneve të para, pjesëtari i FSK-së është arrestuar pas deklaratës së Marko Gjuriqit, i cili ka thënë se ata serbë që i bashkohen Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. do të arrestohen.
Shoshiq po mbahej që nga dje i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul.
Për arrestimin e Shoshiq më herët ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj.
Reagim pati edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/