Marseille më afër finales, e mposht Salzburgun e Valon Berishës
Marseille ka bërë një punë të mirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Salzburgut.
Sport
Francezët në shtëpi kanë arritur të mposhtin Salzburgun e Valon Berishës me rezultat 2:0.
Nga një gol u shënua në secilën pjesë.
Ishte Thauvin që shënoi në minutën e 15’ për 1:0.
N’Jie dyfishoi epërsinë, duke shënuar në minutën e 63’.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Austri./Lajmi.net/