GDP konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e LDK-së
Grupi Deputetëve të Pavarur të Kosovës, do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, ku do të diskutohet për caktimin e një date për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Lajme
Pjesëmarrjen e GDP-së, në këtë tryeze e ka konfirmuar për lajmi.net, deputetja Shqipe Pantina.
Ajo ka thënë se shefi I grupit parlamentar, Dardan Sejdiu nuk ndodhet në Kosovë, po ka deleguar dikë nga deputetët që të marrë pjesë në këtë tryezë.
AAK, Nisma e AKR janë partitë tjera parlamentare që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga LDK, që do të mbahet sot në ora 13:00.
Ndërsa, PDK ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, sikurse edhe Vetëvendosje./Lajmi.net/
Lexo edhe
PDK nuk e sheh të rëndësishme tryezën e LDK-së, ende e pavendosur për pjesëmarrje