PDK nuk e sheh të rëndësishme tryezën e LDK-së, ende e pavendosur për pjesëmarrje
Sot në orën 13:00 LDK ka ftuar partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se a do të marri pjesë në tryezën e thirrur të LDK-së, ku synohet të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoj një ditë më parë se u ka dërguar ftesa zyrtare të gjitha partive që të marrin pjesë në tryezë, mirëpo PDK nuk e sheh të rëndësishme shkuarjen në një takim të tillë.
“Jo ende nuk kemi vendosur nëse do të shkojmë”, ka thënë shkurt për lajmi.net, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
Në lidhje me pjesëmarrje në këtë tryezë nuk ka konfirmim zyrtar as nga Grupi i Deputetëve të Pavarur. Deputetja e këtij grupi, Shqipe Pantina, në një bisedë telefonike për lajmi.net, e ka cilësuar të rëndësishëm takimin.
Kujtojmë, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. /Lajmi.net/
Lexo edhe: