Klopp paralajmëron Liverpoolin: Kjo na pret në ndeshjen e kthimit ndaj Romës
Jurgen Klopp pret një Romë më ndryshe në Stadio Olimpico.
Sport
Jurgen Klopp nuk beson se Liverpool ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Romës me rezultat 5:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Klopp ka përmendur shembullin e asaj që i ndodhi Barcelonës që fitoi 4:1 në Camp Nou por më pas u eliminua duke u mposhtur 3:0 në Stadio Olimpico.
“Ne nuk jemi Barcelona, nuk kemi fituar asgjë”, deklaroi Klopp, përcjell “lajmi.net”.
“Do të shkojmë atje për ta siguruar kualifikimin në finale. A pres një Romë më ndryshe në ndeshjen e kthimit? Po”, theksoi ai. /Lajmi.net/