Çamçakëzat nga rrugët e Amsterdamit kthehen në këpucë

Një pjesë e mbathjeve është bërë nga çamçakëzat e ricikluara të mbetura nga trotuaret dhe rrugët e Amsterdamit.

Fun

25/04/2018 10:15

Çdo vit, 1500 ton çamçakëz në rrugë në Amsterdam . Për administratën e qytetit, hedhja e mbeturinave paraqet një sfidë të madhe.

Një projekt i ri duhet të tërheqë vëmendjen ndaj problemit dhe në të njëjtën kohë të krijojë një produkt të dëshirueshëm. Qyteti i Amsterdamit bashkëpunoi me prodhuesit e këpucëve Explicit dhe kompaninë e riciklimit të gomës Gumdrop për të krijuar “Gumshoe” .

Sipas The Verge , mbathjet pritet të godasin tregun në qershor dhe pastaj të jetë në dispozicion në rozë ose të zezë dhe të kuqe. Çmimi për një palë duhet të jetë 190 euro. /Lajmi.net/