Platforma e z. Veseli formë për ta relativizuar Presidentin Thaçi
Me këtë iniciativë z. Veseli rihynë në skenën politike me një dimension të ri, pos tjerash edhe për ta rifaktorizuar PDK-në dhe veten e tij si kryetar i sajë, e cila forcë gjithashtu po anashkalohet nga Thaçi, i cili të gjitha meritat për cilëndo iniciativë, marrëveshje apo arritje, ia faturon vetes dhe klanit të tij e nuk qanë aspak kokën për PDK-në e Veselit.
Lajme
Iniciativën e Kryeparlamentarit të Kosovës z. Veseli,prezentuar me një platformë për bashkimin e spektrit politike të Kosovës, rreth pesë temave të mëdha të interesit nacional, për ta kuptuar drejtë,duhet parë dhe vlerësuar nga disa aspekte të cilat në rend të parë determinohen nga raportet ndërmjet pushtetarëve aktual si pozitë,e vetëm më pas edhe raportin e kësaj pozite me opozitën aktuale e diçka më pak edhe në raport mefaktorin ndërkombëta.
Thënë përmbledhtazi kjo iniciativënuk do të kuptohet si duhet nëse nuk kuptohet se, pos tjerash, ajo në rend të parë ka brenda përpjekjen e Kryeparlamentarit Veseli për ta amortizuar dhe relativizuar rolin në rritje të Presidentit Thaçi në iniciativa e vendimarrje, i cili duke i tejkaluar në mënyrë klandestine kompetencat kushtetuese si President, shpesh është duke i shkuar për dore t’i eklipsoj të gjithë e më së shumti Qeverinë Haradinaj, por në disa raste edhe Parlamentin e Kosovës. Ky rol në rritje,i cili gjithsesi nuk ka qenë asnjëherë i vogël i Presidentit Thaçi, ka gjetur terren të përshtatshëm sidomos që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Haradinaj,e cila Qeveri këtë eklipsim, sidomos në disa digastere e pranon si premisë e vazhdimit tëmbetjes në pushtet. Z Haradinaj e pranon eklipsimin e disa segmenteve të Qeverisë së tij nga z. Thaçi sepse thjeshtë ai e ka kuptuar se nuk mund t’i kundërvihet atij dhe gjithashtu e ka kuptuar se ky është parakusht për t’i shijuar troshta e mbetura të pushtetit të Thaçit.
Duket se ky ripozicionim i ri i z. Thaçi, Kryeparlamentarit Veseli nuk po i konvenon as edhe pëlqen.Nuk po i konvenon sepse diçka e tillë,herë po e anashkalon z. Veseli e disa herë edhe po e përjashton nga loja e madhe politike. Si duket, tanimë kjo është kthyer edhe në pakënaqësi e revoltëte z Veseli pos tjerash edhepse bëmat e Thaçit po kapitalizohen, të shpeshtën vetëm nga vetë ai, e rrallë e hiç po shkojnë në dobi të partisë të cilës i prinë Kryeparlamentari.Për aq sa kjo platformë ka këtë qëllim pra të relativizimit të pushtetit klandestinë të z. Thaçi,do të ishte mirë që ajo të përkrahet edhe nga partitë opozitare, sepse fundja, Thaçi është pushtetari i parëqë sot duhet të shkoj në pension, sa më shpejt aq më mirë për krejtë Kosovën.
Por krejt kjo nuk është krejt. Ka edhe efekte e karakteristika tjera të kësaj iniciative. Për shembull me iniciativën e z. Veseli sigurisht se mbrohet dhe i zgjatet jeta Qeverisë Haradinaj e cila është në zgripc të mbijetesës dhe dyshoj se kjo është diçka që nuk e heton opozita, e cila ka të drejtë kur angazhohet që këtë Qeveri ta dërgoj në shtëpi, sepse tashmë ajo nuk e ka as shumicën e nevojshme, me çka pothuajse tashmë, as që mbetet legjitime. Konsideroj se për këtë çështje është mirë që opozitarët aktuale të bisedojnë me z. Veseli hapur. Mund të ndodhë që me këtë dakordim, z. Veseli ta marr për sipër rolin e atij që do ta përshpejtoj procesin edhe ashtu të pashmangshëm të largimit të kësaj Qeverie.
Me këtë iniciativë z. Veseli rihynë në lojën politike në mënyrë krejt unike dhe me një dimension të ri, pos tjerash edhe për ta faktorizuar PDK-në e cila gjithashtu po eklipsohet,apo thënë ndryshe anashkalohetnga Thaçi i cili të gjitha meritat për cilëndo iniciativë, marrëveshje apo arritje, ia faturon vetes dhe klanit të tij, e nuk qanë aspak kokën për PDK-në e Veselit. Dyshoj shumë se opozita do ta përkrah këtë iniciativë të z. Veseli e cila natyrisht ka hall tjetër.Si iniciativa e z. Veseli, si ajo e LDK-së për një tryezë të partive politike, kanë një të përbashkët, e ajo është bindja se institucionet aktuale, sidomos Qeveria Haradinaj, nuk po funksionon si duhet, për të qenë, as bartëse, as vendimarrëse, për procese e çështje të rëndësishme. Ky mosfunksionim i institucionave tona gjithsesi po shihet se po i shkon për shtati Presidentit Thaçi i cili, fal këtyre rrethanave impotente,është katapultuar ngeshëm edhe tek ato segmente pushteti, ku Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon.
Në anën tjetër nëse opozita e pranon këtë iniciativë të z. Veseli kjo do të thotë se ajo pranon që të angazhohet për zgjatjen e jetës së Qeverisë e cila le që nuk qeverisë mirë, por nuk e ka as interesimin, as edhe dëshirën që të qeverisë e vetme, për çka i është dhënë besimi. Në anën tjetër, pesë temat e mëdha të propozuara me platformë nga z. Veseli nuk mun dtë zgjidhen brenda një afati të shkurtë ato duan shumë kohë e shumë mund për tu zgjidhur, ndërkohë p.sh. LDK me sa di unë është e interesuar që kohën e Qeverisë aktuale ta shkurtoj sa më shpejt që është e mundur. Të njëjtën e duan edhe VV dhe GDP.
Marrë në përgjithësi duket se, mosfunksionimi i institucioneve aktuale, sidomos i Qeverisë, të cilat determinuan edhe iniciativën e z. Veseli me platformë dhe iniciativën e LDK-së me tryezën, nuk po janë të mjaftueshme që t’ilegjitimojnë as këto iniciativa. Prandaj zgjedhjet e jashtëzakonshme mbesin alternativë pragmatike. Por para se të shkohet në zgjedhje, opozitarët dhe forcat e tjera politike, duhet të takohen ndërmjet veti, e sidomos me z. Veseli, për të parë se si bashkë me quarjen në shtëpi të Qeverisë Haradinaj, mund ta fusin në këtë paketë edhe z. Thaçi. Vetëm atëherë zgjedhjet e ardhshme do të justifikoheshin, sepse do të determinomin ndryshime përmbajtësore e progresive.