“CR7 shënon më shumë gola në lojë sesa unë në stërvitje”

Sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner, është duke pritur për përballjen me Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/04/2018 16:23

Bayern Munich është shortuar me Real Madridin në shortin e hedhur të premten në Nyon të Zvicrës.

Wagner që nga Hoffenheim i është bashkuar Bayern Munich, ka lavdëruar Ronaldon që këtë sezon ka arritur të shënoi 15 gola në Ligën e Kampionëve, duke qenë vendimtar në përballjet e Real Madridit me PSG-në dhe Juventusin.

“Ai është i madh. Më pëlqejnë njerëzit e atillë. E di që shumë e kritikojnë, por mua më pëlqen. Do të ishte e mërzitshme nëse të gjithë do të ishim të njëjtë”, ka deklaruar Wagner.

“Ai shënon gola më shumë sesa unë në stërvitje. Jam shumë i lumtur që do të takohem me atë”./Lajmi.net/