Zuckerberg: Facebook do të duhej të vërente më herët ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckeberg, do të deklarojë para Kongresit amerikan se kompania e tij do të duhej të vërente ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, është bërë e ditur përmes një transkripti të dëshmisë së tij të prezantuar më 9 prill.

Fun

10/04/2018 11:27

Ne kemi qenë shumë të ngadalshëm në procesin e të vënit re dhe në atë të përgjigjes sa i përket ndërhyrjes ruse dhe jemi duke punuar shumë për ta përmirësuar këtë gjë”, pritet të deklarojë ai në dëshminë e planifikuar për 11 prill, para Komitetit për Energji dhe Tregti.

Zuckerberg, 33 vjeçar, pritet të paraqitet edhe para disave komiteteve tjera më 10 prill.

Në dëshminë e tij thuhet se Facebook ka qenë i vetëdijshëm për kërcënimet e vazhdueshme kibernetike nga ana e Rusisë edhe para ndërhyrjes së supozuar në zgjedhjet presidenciale në ShBA më 2016.

Zuckerberg do të dëshmojë edhe rreth asaj se si rrjeti social është duke ndërtuar teknologji për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e ndonjë shteti si dhe është duke punuar në largimin e llogarive të rreme.