Thaçi për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: Nuk iu kish kthye asnjë ushtarë në Serbi
Duke u përgjigjur në manovrat e Serbisë ditëve të fundit, presidenti Thaçi në një intervistë për Jeta në Kosovë ka thënë se verimet e dy ditëve të fundit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq i ngjajnë atyre të Kim Jong Unit të Koresë së Veriut.

Lajme
Kërcënimet e tij, sipas Thaçit janë boshe, të thata.
“Ka thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, telefonat e presidentit serb me presidentin rus dhe Bjellorusisë tregojnë më së miri orientimin e Serbisë dhe te presidentit Vuçiq.
“Kërcënimet e Vuçiqit nuk i kanë bë askujt përshtypje, më së paku mua. Nuk më kanë tremb as kërcënimet e Vuçiqit, as të Millosheviqi.”. ka shtuar ai.
Ai ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.
Lexoni edhe:
Thaçi: Hyrja ilegale e Gjuriqit në Kosovës, inskenim i Vuçiqit