Këta janë dy politikanët të cilët kanë treguar se kanë investime në Bitcoin

Kripto-valutat çdo ditë e më shumë po përdoren në të gjithë botën dukë u cilësuar si e ardhmja e pagesave.

Auto & Tek

26/03/2018 14:53

Dy politikanë Australian kanë treguar së ata kanë investuar në kriptovaluta, përkatësisht në Bitcoin, transmeton Express. Kjo është një shenjë se tashmë kripto-valutat kanë filluar të jenë pjesë integrale e shoqërisë.

Këta politikanë janë Nick Dametto dhe Bart Mellish nga shteti Australian Queensland. Z. Dametto kishte investuar rreth 5,000 dollarë në vitin 2017 të cilat nga fundi i 2017 kishin arritur vlerën prej 60,000 dollarë duke u pasur me një rënie nga fillimi i këtij viti.

Të dy këta politikanë janë të kënaqur me mënyrën se si funksionojnë kripto-valutat dhe janë lobues të mëdhenj në politikën Australiane.