Blunt ‘thumbon’ Unikkatil për projektin e ri
Pas një kohe të gjatë, reperi Unikkatil është rikthyer dje me projekt të ri.
ShowBiz
“A pe sheh” titullohet kënga më e re nga Unikkatil, këngë të cilën e solli në duet me Milotin dhe Phenom, shkruan lajmi.net.
Ndërsa krahas komenteve të shumta që mori kënga, reperi Blunt i cili këto ditë ka qenë kryetemë e medieve rozë “thumboi” atë rreth këtij projekti.
Përmes disa videove të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, reperi e cilësoi repin e tillë si të viteve të 91-tave, por nuk përmendi emrin e Unikkatil.
Më tej ai u premtoi fansave se do të publikojë shumë shpejt projekte të reja, kurse e quante veten “baba i repit”. /Lajmi.net/